Aktualitet

Efektivi vdiq pasi ra në kanal dhe e mori rrjedha/ "Niveli i ujit ishte 70 cm", banorët: S'kemi bashki, kanalet janë të papastruara

Viktima po kthehej në banesën e tij me motor, ndërsa si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka përfunduar në kanal.

25 Shtator 2024, 11:07 Nga r.ll
Efektivi vdiq pasi ra në kanal dhe e mori rrjedha/ "Niveli i ujit
kanali

SHKODËR- Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i rëndë në Shkodër, ku humbi jetën efektivi i FNSH, Nikol Lekndreaj, 52-vjeç. Sipas banorëve moti ka qenë shumë i keq, ndërsa shprehen se kanalet kanë qenë të papastruara dhe niveli i ujit kishte shkuar deri në 70 centimetër. Për këtë banorët kanë fajësuar bashkinë.

“Koha ka qenë shumë e keqe, por tek ne nuk është problemi i shiut, por kanalet. Janë të papastruara, është problem i shtetit. Niveli i ujit ka qenë 70 cm, halli i këtij që është mbytur në ujë. Nuk e di si ka rënë, e njihnim, ishte person shumë i mirë. Ne s’kemi as bashki, as kërkënd, nuk i bie kujt mendja. Vetëm të marrin lekë për vete.”, tha një banor.

Viktima po kthehej në banesën e tij me motor, ndërsa si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka përfunduar në kanal. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:50, ndërsa sipas policisë, 51-vjeçarin e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën. Trupi i tij i pajetë u gjet përgjatë orëve të mëngjesit, gjatë kontrollit të kanalit që të çon në lumin Kir.

nikol lekndreaj aksident ne shkoder

Sondazh

Poll