Aktualitet

Aksident i trefishtë në aksin Pogradec-Qafë Thanë, nuk raportohen të lënduar

Drejtuesit dhe pasagjerët janë në gjëndje të mirë shëndetësore por janë dërguar për një kontroll në spitalin e Pogradecit. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

25 Shtator 2024, 10:56 Nga r.ll
Aksident i trefishtë në aksin Pogradec-Qafë Thanë, nuk
vendngjarja

POGRADEC- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Udënisht.

Sipas informacioneve tre makina kanë goditur nga pas njëra-tjetrën. Fatmirësisht janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar.

Drejtuesit dhe pasagjerët janë në gjëndje të mirë shëndetësore por janë dërguar për një kontroll në spitalin e Pogradecit. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

 

aksident ne pogradec- qafe thane

Sondazh

Poll