Sport

Superiore/ Flamurtari drejt shkrirjes, kushti i futbollistëve: Pagat, ose asnjë nuk kthehet në dhjetor 

16 Dhjetor 2019, 13:57 Nga DOSJA
Superiore/ Flamurtari drejt shkrirjes, kushti i futbollistëve: Pagat, ose

VLORË- Pagat vazhdojnë të mbajnë peng Flamurtarin, që po vazhdon nga dita në ditë të thellojë krrizën e saj financiare. Tre futbollistë si Bajraktareviç,Mema apo dhe Nebihu janë larguar nga skuadra pasi nuk paguhen prej muajsh. Në Vlorë përflitet edhe për largime të tjera përpara ndeshjes me Tiranën apo Teutën, dy ndeshjet që mbyllin vitin kalendarik.

Administratori i klubit, Sinan Idrizi është kthyer nga Turqia dhe ka takuar lojtarët, por pa folur për zgjidhjen e ngërçit financiar. Në skuadër gjenden shkodranë e kosovarë, të cilët nëse nuk bëhet likujdimi brenda dhjetorit, atëherë futbollistët kanë vendosur të mos kthehen në janar nëse situata nuk zgjidhet. Në një situatë emergjente, Flamurtarit i mbetet vetëm të luajë me vlonjatë ose me futbollistët e moshave.

Për momentin skuadra është në vendin e fundit, me 6 pikë të grumbulluara dhe asnjë fitore në 15 javë kampionat. Kushti i  grupit aktual është i qartë, pagat ose në dhjetor asnjë  nuk kthehet , një sinjal që Flamurtari po shkon drejt shkrirjes.

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport flamurtari drejt shkrirjes sinan idrizi stadiumi flamurtari flamurtari drejt shkrirjes sinan idrizi stadiumi flamurtari

Sondazh

Poll