Sport

"Tregoni pak klas!"… Roy Keane sulmon Artetën, teksa i thotë të "marrë mjekim"

Ish-lojtari irlandez, tani komentues i Sky, është lodhur nga ankesat e vazhdueshme të trajnerëve

24 Shtator 2024, 08:30 Nga DOSJA

"Tregoni pak klas!"… Roy Keane sulmon Artetën, teksa i

ANGLI - Roy Keane ishte i pakënaqur kur dëgjoi Mikel Artetën të ankohej për arbitrin, pas barazimit të Arsenalit ndaj Manchester Cityt (2-2).

Trajneri spanjol i “Topçinjve” vuri në pikëpyetje përjashtimin e Leandro Trossard në fund të pjesës së parë dhe ish-lojtari irlandez, tashmë komentues i 'Sky Sports', u acarua nga ankesat.

"Trajnerët po e bëjnë zakon të thonë çdo fundjavë, se vendimet e arbitrave janë kundër skuadrës së tyre",- tha Keane, duke iu referuar më pas Artetës: "Thellë brenda vetes ai ishte i kënaqur me pikën e fituar.

Kjo tregon pak klas,- iu drejtua ai trajnerit të Arsenalit. - Ai me siguri e meritonte kartonin e kuq, shko merr mjekimin dhe vazhdo!”

Ish-lojtari i Manchester United është lodhur duke dëgjuar të njëjtin fjalim pa pushim. "A nuk do të ishte mire, nëse një trajner do të dilte nga një ndeshje dhe do të thoshte "po, ishte një lëvizje paksa budallaqe, ishte një karton i verdhë".

Por ajo që ata thonë çdo javë është "jo, nuk ishte". Nuk ishte një faull, diçka ndodhi pesë minuta më parë... Bëhuni më të rritur”…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll