Sport

Moti i keq shtyn ndeshjet e Serisë A, e pamundur të luhet!

Po ashtu ka dhe një orar, për takimin që do luhet në “Gewiss Stadium” të Bergamos. Pikërisht nesër, më 24 shtator, ora 20:45.

24 Shtator 2024, 00:40 Nga DOSJA
Moti i keq shtyn ndeshjet e Serisë A, e pamundur të luhet!

ITALI - Ndeshja mes Atalantës dhe Comos është shtyrë përfundimisht dhe nuk do të luhet sonte.

Sfida e vlefshme për javën e 5-të të Seria A, u shty fillimisht 1 orë dhe po vëzhgohej gjendja, megjithatë asgjë nuk ndryshoi. Po ashtu ka dhe një orar, për takimin që do luhet në “Gewiss Stadium” të Bergamos. Pikërisht nesër, më 24 shtator, ora 20:45.

Vlen për t’u theksuar se reshjet nuk pushtuan vetëm fushën, por dhe shkallët e stadiumit. Kanë kaluar mbi 40 minuta nga orari zyrtar, kur duhet të fillonte gjithçka, teksa mbetet për t’u parë nëse do të krijohen kushtet për t’u zhvilluar ky takim i vlefshëm për javën e 5-të të kampionatit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll