Sport

Largimi i Mbappe nga PSG nuk është vetëm çështje sportive, reagon ish-presidenti Sarkozi!

Në një intervistë për gazetën “Le Parisien”, ish-presidenti ka analizuar projektin e ri të klubit, duke shfryrë ndaj Mbape, të cilin e ka fajësuar për mënyrën se si u largua gjatë verës.

24 Shtator 2024, 00:50 Nga DOSJA
Largimi i Mbappe nga PSG nuk është vetëm çështje

FRANCE - Prej kohësh dihet se ish-presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, është një tifoz i thekur i PSG-së.

Ishte ai që lehtësoi në vitin 2011 ardhjen e investitorëve nga Katari te skuadra e kryeqytetit francez.Në një intervistë për gazetën “Le Parisien”, ish-presidenti ka analizuar projektin e ri të klubit, duke shfryrë ndaj Mbape, të cilin e ka fajësuar për mënyrën se si u largua gjatë verës.

“Unë mund ta kuptoj pse ai donte të largohej, unë mund ta kuptoj ëndrrën e tij, por është më e vështirë për mua të kuptoj se si e bëri atë, mënyrën që zgjodhi. Por është zgjedhja e tij”, deklaroi Sarkozi, i cili analizoi edhe projektin e PSG-së, duke vlerësuar se aktualisht “loja kolektive ka përparësi ndaj cilësisë individuale të lojtarit”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll