Sport

Lojtarët e Juventusit mbeten rrugëve, detyrohen të flenë në aeroport!

Në pritje të avionit që nuk po nisej, lojtarët e rraskapitur janë shtrirë në tokë dhe kanë fjetur në ambientet e brendshme të aeroportit, të mbështetur mbi çantat e tyre të shpinës.

23 Shtator 2024, 17:52 Nga DOSJA
Lojtarët e Juventusit mbeten rrugëve, detyrohen të flenë

ITALI - Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në natën e mbrëmshme në Itali, pas ndeshjes që skuadra U23 e Juventusit, kishte në Serinë C në transfertë ndaj Trapanit. Barazimi 1-1 për ekipin e drejtuar nga Paolo Montero nuk ka qenë problemi më i madh i ditës. Ekipi ka shkuar në aeroport ku ka mësuar se udhëtimi do të kishte një vonesë prej një ore. Më pas ato orë janë bërë dy dhe me radhë, duke shtyrë fluturimin e kthimit drejt Torinos.

Kështu, lojtarët e Juve Next Gen, një pjesë e të cilëve kanë qenë rregullisht edhe nën urdhrat e Tiago Motës gjatë kësaj vere dhe javëve të para të sezonit, kanë kaluar gjithë natën në aeroport.

Në pritje të avionit që nuk po nisej, lojtarët e rraskapitur janë shtrirë në tokë dhe kanë fjetur në ambientet e brendshme të aeroportit, të mbështetur mbi çantat e tyre të shpinës.

Një skenë e pabesueshme duke llogaritur se pjesë e cilit klub janë dhe se ekipi U23 i Juventusit cilësohet pjesë e futbollit profesionist. Kalvari i vuajtjeve të tyre ka marrë fund vetëm në mëngjesin e sotëm, kur në orën 9 më në fund u nis edhe avioni që i ktheu në Torino.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 23 Shtator 2024, 16:02

Mesfushori Alivoda ndahet me Vllazninë…

SHKODER - Tani është zyrtare: Rejan Alivoda largohet nga Vllaznia për të vazhduar karrierën e tij te Itihad Kalba në Emiratet e ...