Sport

Ultrasit e Partizanit të Beogradit pushtojnë dhomat e zhveshjes dhe dhunojnë trajnerin

Pas humbjes së derbit, trajneri Aleksandar Stanojevic doli në konferencë për shtyp me shenja dhune në fytyrë...

24 Shtator 2024, 08:00 Nga DOSJA

 

Ultrasit e Partizanit të Beogradit pushtojnë dhomat e zhveshjes dhe

SERBI - Edhe pse fusha në gjendje të tmerrshme, e djegur të shtunën, Crvena Zvezda mundi Partizanin (4-0) në ditën e 9-të të ligës serbe.

Tifozët e Partizanit pushtuan dhomën e zhveshjes së skuadrës dhe përfunduan duke i shkaktuar dëmtime të dukshme në fytyrë trajnerit Aleksandar Stanojevic dhe një prej ndihmësve të tij.

Trajneri doli në konferencën për shtyp me fasha në fytyrë dhe përveçse kërkoi falje për humbjen e rëndë, dënoi sulmin e tifozëve, ku ishte objektivi.

"Është turp për të gjithë. Turpi im më i madh. Më vjen keq që humbëm këtë lojë pa dhënë asgjë... Crvena Zvezda tregoi klas. Marr përgjegjësinë.

Më falni, sepse luajtëm në shtëpi dhe kjo ishte humbja më e madhe këtu, kështu që është e vështirë për mua”, deklaroi trajneri, i cili synon të qëndrojë në postin e tij, pavarësisht thirrjeve për dorëheqje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll