Aktualitet

Planet për 'Vatikanin e Tiranës', bektashinjtë e Turqisë kundër: Shteti fetar s’mund të ekzistojë aty ku ka paqe

Përfaqësuesit e Federatës Alevi-Bektash nga Turqia në deklaratat e publikuara në rrjetin turk Haber Global, thonë se bektashizmi dhe “shteti fetar” janë koncepte të papajtueshme me njëri-tjetrin.

23 Shtator 2024, 22:22 Nga M.B

Planet për 'Vatikanin e Tiranës', bektashinjtë e

TURQI- Planet për krijimin e një strukture të ngjashme me Vatikanin në zemër të Tiranës, për krijimin e ‘Shtetit Sovran Betktashi', duket se nuk përkrahen nga bektashinjtë e Turqisë, të cilët janë shprehur kundër krijimit të një shteti të tillë. Përfaqësuesit e Federatës Alevi-Bektash nga Turqia në deklaratat e publikuara në rrjetin turk Haber Global, thonë se bektashizmi dhe “shteti fetar” janë koncepte të papajtueshme me njëri-tjetrin.

Zeynel Abidin Koç, kryetar i Federatës Turke të Alevit, tha: Bektashizmi është një sistem besimi me origjinë nga Turqia. Megjithatë, në Shqipëri ka rreth 115.000 besimtarë bektashianë, dhe kjo përfaqëson 5% të popullsisë së Shqipërisë. Sekti bektashi alevi jeton prej shekujsh në këto anë. Më vonë Perandoria Osmane u zgjerua në Ballkan duke arritur deri në Hungari dhe Shqipëria u bë vendi më i rëndësishëm për ta. Filozofia alevi-bektash, 72 kombet i konsideron si Një, këshillon të gjithë të jenë sovran në veprimet e tyre, të duan fjalët e tyre dhe të qëndrojnë në anën e heroi Ali“.

Ndërsa presidenti aktual i Federatës Alevi Bektashiane në Turqi, Husein Güzelgül, i konsideron si pozitive hapat e ndërmarrë nga vendet për të njohur besimin e sektit bektashi, por thekson se shteti fetar dhe besimi bektashi, nuk mund të shkojnë paralelisht.

"Ne nuk e shohim si të drejtë një shtet të bazuar në fe. Një gjë e tillë nuk mund të ndodhë aty ku ka tolerancë, paqe dhe dashuri," tha ai.

alevi-bektash shteti bektashi ne tirane husein güzelgül

Sondazh

Poll