Politike

Argita Malltezi: Gjykata provoj falsifikimin e pronës me vendim të formës së prerë, SPAK fsheh vendimin

Në një deklaratë për mediat, Malltezi ka bërë publike të gjitha shkeljet që SPAK po bën nën hetimen e dosjes.

23 Shtator 2024, 11:15 Nga I.A
Argita Malltezi: Gjykata provoj falsifikimin e pronës me vendim të
Argita Malltezi

TIRANË- Vajza e kryedemokratit Sali Berisha, Argita Malltezi së bashku me avokatët e Berishës dhe Jamarbër Malltezi kanë bërë publike pjesë nga dosja e SPAK sa, i takon hetimeve të kryer ndaj tyre, për ndryshimin e destinacionit të 'Kompleksit Partizani'. Në një deklaratë për mediat, Malltezi ka bërë publike të gjitha shkeljet që SPAK po bën nën hetimen e dosjes. Malltezi theksoi se SPAK po fsheh vendimet e marrë lidhur me këtë dosje nga gjykata.

"Ka pasur kontrata të cilat ata i kanë administruar të gjithën në bazë të së cilës rezulton se ka blerë minimumi 2200 m/2, në dijeninë që kemi ne ka blerë më tepër. Ata kanë marrë kontrata të pa lënë origjinalin për noterin po aq i kemi ne si të thuash kontrata dhe bleu këtë tokë duke përdorur para që normalisht do i vinte si hua në shoqëri. Ai mund ti vinte fare mirë hua në shoqëri, por e bleu tokën në mënyrë që ajo te mbetej në funksion projekti, dha dhe një hua perosonale.

Ajo që është e rëndësishme që sigurisht SPAK nuk e thotë në dokumentat e dosjes është se të 3 ortakët kanë kontribuar në të njëjta forma, hua-tokë -shërbime dhe e kanë ndraë fitimin sipas raporteve që kanë dakorsuar. Thuhet që pronarët kanë përfituar 857 metra katrorë tokë! Një falsifikim tjetër edhe ky sepse toka në fjalë edhe sot e kësja ditë është tokë-shtet dhe nuk është llogarituar as si koficient ndërtimi, as si asgjë tjetër. Arsyeja pse mbeti tokë shtet është se familja Alimehmeti kërkoj një kompesim fizik të kësaj prone me një pronë tjetër që ishte afër dhe ishte e saj, ajo nuk u bë e toka mbeti tokë shtet.

Kam folur per procedurën e fshirjes dhe theksoj që pishina u fshi dhe mbivendosja u fshi për shkak të këtij udhëzimi. Në fakt udhëzimi u propozua nga drejtori i ZRPP, u miratua nga ministri e më pas kaloi në qeveri për shkak të problematikës që konstatohej në të gjithë Shqipërinë. Pishina doli se ishte pjesë e aseteve 8 muaj pasi kishin nisur procedurat e vlerësimit të klubit, për rrjedhojë pronarët u detyruar ta blinin pishinën e për informacion ju them se personi që kishte uzurpuar pishinën ju ofrua mundësia që të vinte të paguante vetëm shumën e pishinës dhe ta merrte atë për shkak se kishte ngritur një biznes gomash atje. Nuk pranuan sepse e kishin marrë, sepse mendonin se kishin fituar të drejtat e prones, por baza e saj ishte e falsifikuar. Mbasi paguan për pishinen, pronarët bënë dhe 7 gjyqe derisa Gjykata provoj falsifikimin me vendim të formës së prerë. Spak e fsheh vendimin në fjalë", tha Berisha.

argita malltezi

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll