Politike

Argita Malltezi: Aktakuza është dekoratë për Sali Berishën, tregon falsifikimet e bëra nga shtyllat kryesore të hetimit

Malltezi tha se Sali Berisha nuk e ka shkelur asnjëherë ligjin dhe kjo, sipas saj, është provuar pas vettingut 30-vjeçar që kryedemokrati dhe familjarët e tij kanë bërë. 

23 Shtator 2024, 10:18 Nga r.ll
Argita Malltezi: Aktakuza është dekoratë për Sali
argita malltezi

TIRANË- Vajza e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës, Argita Malltezi po zhvillon një konferencë për mediat lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani bashkë me avokatët.

Malltezi tha se Sali Berisha nuk e ka shkelur asnjëherë ligjin dhe kjo, sipas saj, është provuar pas vettingut 30-vjeçar që kryedemokrati dhe familjarët e tij kanë bërë. Ajo tha se aktakuza ndaj Berishës tregon falsifikimet që janë bërë nga ato që kanë qenë shtyllat kryesore të hetimit. 

“Aktakuza është dekoratë për Sali Berishën pasi ka bërë vettingun 30 vjeçar të pasurisë së tij dhe familjarëve të tij dhe nga ky vetting rezulton se Berisha nuk ka shkelur ligjin dhe nuk ka pasur kurrë përfitim të paligjshëm. Nëse do të kishte pasur do të ishte në gjyq për këto shkelje apo përfitime dhe jo për tokën e gjyshes së Jamarbër Malltezit. Kjo aktakuzë tregon falsifikimet që janë bërë nga ato që kanë qenë shtyllat kryesore të hetimit. Në radhë të parë në lidhje me pronën nuk kanë mundur të shtyhen në mashtrimin që coi në arrestin e Berishës dhe Malltezit se gjoja ka qenë e shpronësuar nga Italia. Ne kemi vënë në dispozicion dokumentet  që provonin kthimin e pronës dhe më pas kemi bërë publike dokumentet që lidhen me fletoren zyrtare”, tha ndër të tjera Argita Malltezi.

argita malltezi sali berisha

Sondazh

Poll