Politike

"Bëhuni deputetë euroatlantikë", Salianji-Naços: Në situatën që jeni mund të mbani një derë hapur edhe tek komunistët, dhe tek...

Teksa po iu kërkonte të linin ministrin të fliste, Naço me ironi iu është drejtuar me fjalë "bëhuni deputet euroatlantik".

23 Shtator 2024, 10:58 Nga r.ll
"Bëhuni deputetë euroatlantikë", Salianji-Naços:
pamje nga komisioni

TIRANË- Në seancën e Komisionit të Sigurisë Kombëtare nuk kanë munguar diskutimet dhe ironitë mes kryetarit të komisionit, Nasip Naços dhe deputetit demokrat Ervin Salianjit. 

Teksa po iu kërkonte të linin ministrin të fliste, Naço me ironi iu është drejtuar me fjalë "bëhuni deputet euroatlantik". Deputeti Salianji nuk e ka kursyer përgjigjen ndaj tij, ku i tha se në situatën e vështirë që është PS, iu duhet të mbajnë hapur një derë hapur "tek euroatlantikët, tek komunistët dhe tek çdo parti tjetër".

DISKUTIMI: 

Nasip NaçoJu lutem bëhuni deputet euroatlantik.

Ervin Salianji: E di që në situatën e vështirë politike që ju ka futur kryetari i PS, mund të mbani një derë hapur te euroatlantikët edhe tek komunistët dhe cdo parti tjetër. E falënderoj sekretarin e partisë, Qefalinë për ndërtimin e vijës së partisë dhe ruajtjes që i bën kryetarit të komisionit në vijën e partisë.

Nasip Naço: E tërheq, bëhuni deputet europian.

Ervin Salianji: Në ato që lexoi ministri në këndvështrimin tim, e vërtetë ishte fjalia që tha se nuk ishte i kënaqur me punën e Ballës, Cucit dhe Xhafës. Më vjen mirë që ministri e nis duke sulmuar dhe duke na konfirmuar atë që kemi thënë ne në këto vite. Vetë ministri i Brendshëm thotë se është i pakënaqur. Meqe është i pakënaqur, tek cila pjesë është i pakënaqur?

nasip naco ervin salianji komisioni i sigurise kombetare

Sondazh

Poll