Politike

Mbyllen hetimet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, Berisha të mërkurën paraqitet në SPAK për firmosjen e dokumenteve

Së bashku me mbylljen zyrtare të hetimeve, të pandehurit do të marrin edhe të gjitha aktet përfundimtare.

23 Shtator 2024, 10:10 Nga r.ll
Mbyllen hetimet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, Berisha
sali berisha

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Kreu i PD-së, Sali Berisha do të paqitet të mërkurën në SPAK për firmosjen e dokumenteve. Së bashku me mbylljen zyrtare të hetimeve, të pandehurit do të marrin edhe të gjitha aktet përfundimtare.

Berisha bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi janë marrë të pandehur lidhur me çështjen, ndërsa të dy ndodhen nën masën e sigurisë "arrest në shtëpi". Ata akuzohen për veprën penale "korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim".

Biznesmenit Fatmir Bektashi, po ashtu iu komunikua akuza “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. Akuza e “pastrimit të parave” iu komunikua edhe Xhimi Begeja, si dhe financieres Andia Pustina, ortakë dhe lidhje në veprimtari procedurash me Malltezin. Lideri i opozitë dhe dhëndri i tij e kanë cilësuar procesin si politik dhe akuzat ndaj tyre si të sajuara nga "prokurorë që janë në urdhërat politike të Edi Ramës".

 

sali berisha spak ish-kompleksi partizani

Sondazh

Poll