Politike

Gara për drejtor të Policisë së Shtetit, ministri Hoxha: Janë skualifikuar katër kandidatë 

Gjithashtu bëri me dije, se brenda kësaj javë ministri i Brendshëm do ti propozojë Këshillit të Ministrave kandidatin i cili do të jetë i aftë për ta fituar këtë garë.

23 Shtator 2024, 11:01 Nga r.ll
Gara për drejtor të Policisë së Shtetit, ministri Hoxha:
ervin hoxha

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha po iu përgjigjet pyetjeve të anëtarëve të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, lidhur me gjendjen e rendit në vend, ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura gjatë verës, numrin e ulët të arrestimeve të personave të kërkuar nga organet e drejtësisë dhe lëvizjet e fundit në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit. 

Deputeti Ervin Salianji duke ironizuar kandidimin për drejtor policie të një personi të shpallur në kërkim, tha se policia sot nuk është e aftë të kapë një "karagjoz tik-toku". Në përgjigje të kësaj, Hoxha tha se nga gara për drejtor të policisë së Shtetit janë skualifikuar 4 kandidatë. Gjithashtu bëri me dije, se brenda kësaj javë ministri i Brendshëm do ti propozojë Këshillit të Ministrave kandidatin i cili do të jetë i aftë për ta fituar këtë garë.

"Unë ju bëra me dije procedurën. Aktualisht janë skualifikuar katër kandidatë dhe procedura e përzgjedhjes do të vijojë në ditët në vazhdim. Gjithashtu i është dërguar inistitucioneve të zbatimit të ligjit shkresë për konfirmimin e pastërtisë së figurës së kandidatëve. Priten përgjigjet dhe në bazë të përgjigjeve komisioni do vlerësojë kandidatin dhe më vonë do vijojë intervistimin. Brenda kësaj javë ministri i Brendshëm do ti propozojë Këshillit të Ministrave kandidatin i cili do të jetë i aftë për ta fituar këtë gara.”, u shpreh ministri.

ervin hoxha ervoin salianji

Sondazh

Poll