Aktualitet

"Fermerët e vegjël një traktor mund ta marrin", Vojo Bregu: Fondi i qeverisë për fermerët është për të mbyllur investimet që nisën me IPARD nëpër fshatrat e Dhërmiut

Shefja e kabinetit në Ministrinë e Bujqësisë e cila tha se shuma prej 500 milionë lekësh do të ndahet mes fermerëve të mesëm dhe të mëdhenj.

22 Shtator 2024, 20:06 Nga r.ll
"Fermerët e vegjël një traktor mund ta marrin", Vojo
foto ilustruese

TIRANË- Ish- sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Vojo Bregu ka reaguar lidhur me skemën e investimit për fermerët në vend. Ky reagim vjen pas deklaratës së shefes së kabinetit në Ministrinë e Bujqësisë e cila tha se shuma prej 500 milionë lekësh do të ndahet mes fermerëve të mesëm dhe të mëdhenj. Ajo tha se skema e investimeve nuk është për fermerët e vegjël për të cilët tha se vetëm se "nëse duan një traktor sigurisht mund ta marrin.

Ndërkohë Vojo Bregu shprehet në postimin e tij në Facebook se kjo deklaratë e saj nuk mund të ishte lapsus por vizioni i qeverisë shqiptare për bujqësinë. Kjo ndarje e skemës së investimeve, sipas Bregut, është për të mbyllur investimet që nisën me IPARD nëpër fshatrat e Dhërmiut.

POSTIMI I PLOTË: 

Nuk besoj që ky është lapsus, por vizioni i qeverisë shqiptare për bujqësinë. Zonja në fjalë ish-zvministre, një zonjë e respektuar, tashmë shefe kabineti, ka treguar qartësisht vizionin e kësaj qeverie. Asnjë lek fermerëve të vegjël, ndonjë lek fermerëve të mesëm për rritje numri për statistika, dhe pjesën e luanit fermerëve të mëdhenj ose oligarkëve, mbase për të mbyllur investimet që nisën me IPARD nëpër fshatrat e Dhërmiut.

vojo bregu skema e investimeve per fermeret

Sondazh

Poll