Sport

VIDEO / Milano vishet kuqezi, Interi thyhet në minutën e fundit!

Milani fiton derbin e Milanos duke mundur Interin në ditët e tij më të mira. Pas një periudhe të errët kuqezinjtë arrijnë të fitojnë derbin e madh italian.

22 Shtator 2024, 22:39 Nga DOSJA
VIDEO / Milano vishet kuqezi, Interi thyhet në minutën e fundit!

ITALI – Milani fiton derbin e Milanos duke mundur Interin në ditët e tij më të mira. Pas një periudhe të errët kuqezinjtë arrijnë të fitojnë derbin e madh italian.

Zhbllokohet pa u mbushur 10 minuta lojë derbi i Milanos. I jashtëzakonshëm Chrisian Pulisic, i cili pasi merr një top në gjysmëfushën e Interit, depërton me forcë dhe shpejtësi drejt portës, duke nxjerrë jashtë loje edhe portierin Sommer me një goditje të befasishme.

PULISIC WHAT A GOALLLLLL, LETS GOOOOOOO ❤️????pic.twitter.com/JXM3yqH1R2

— gabe???????? (@itsgabe20) September 22, 2024

Shpërthen në festë pjesa kuqezi e “Sa Siros”, që shpreson të thyejë mallkimin dhe të fitojë derbin e parë pas gjashtë humbjesh radhazi.

Zgjat më pak se 20 minuta epërsia e Milanit në derbin e Madoninës. Dimarco, i shërbyer nga Lautaro Martinez, lëshon një diagonale të pakapshme për Maignan, 1-1.

????????| GOAL: DIMARCO WITH THE EQUALISER!!!

Inter 1-1 Milan

pic.twitter.com/GZScV46CKh

— CentreGoals. (@centregoals) September 22, 2024

Në pjesën e dytë Fonseka dhe Milani provon gjithçka duke aktivizur të gjithë lojtarët sulmues që kishte në dispozicion, por gjithçka zgjidhet vetëm në minutën e fundit. Pas një goditje standarte, Gabbia arrin të kërcejë më tepër se të tjerët për të mposhtur Sommer, i cili ishte shndërruar në heroin e zikaltërve deri në ato momente.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll