Sport

VIDEO / Nuk ka fitues mes Manchester Cityt dhe Arsenalit, Stones shpëton skuadrën e Guardiolës!

Topçinjtë i afrohen suksesit, por surprizohen në limitet, në minutën e 98-të Stones u jep një pikë Qytetarëve dhe ndeshja mbyllet 2-2.

22 Shtator 2024, 21:48 Nga DOSJA
VIDEO / Nuk ka fitues mes Manchester Cityt dhe Arsenalit, Stones shpëton

ANGLI - Në javën e 5-të të Premier League ndeshja e madhe mes Manchester Cityt dhe Arsenalit përfundon në barazim 2-2. Skuadra e Guardiolës e çau ngërçin me Haalandin e zakonshëm në minutën e 9-të. Por nuk vonoi reagimi i Arsenalit, që vendosi barazpeshën me golin fantastik të Calafiorit në minutën e 22-të dhe përmbysi me goditjen me kokë të Gabriel në minutën e 46-të.

Skuadra e Artetas vuan në pjesën e dytë me dhjetë lojtarë pasi Trossard u përjashtua me karton të kuq në fund të pjesës së parë. Topçinjtë i afrohen suksesit, por surprizohen në limitet, në minutën e 98-të Stones u jep një pikë Qytetarëve dhe ndeshja mbyllet 2-2.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll