Sport

VIDEO / Leverkuseni nuk dorëzohet kurrë, përmbys Wolfsburgun!

Në fund të pjesës së parë, Wolfsburgu përmbysi në 2-3 rezultatin me golat e Bornauw dhe Svanberg, por në fraksionin e dytë “Aspririnat” jo vetëm që barazuan me Hincapie, por gjetën edhe golin e fitore në frymën e fundit me Boniface.

22 Shtator 2024, 19:01 Nga DOSJA
VIDEO / Leverkuseni nuk dorëzohet kurrë, përmbys Wolfsburgun!

GJERMANI - Bayer Leverkusen dhuron spektakël përballë Wolfsburgut duke fituar me rezultatin 4-3 e ç’është më e rëndësishmja, arriti dy herë të përmbyste rezultatin. Plot shatë gola në “BayArena”, kur serinë e finalizimeve e hapën miqtë falë autogolit të Makieles, por në fund festuan vendësit falë golit të Boniface në kohën shtesë.

Pas epërsisë së shpejtë të “Ujqërve”, Granit Xhaka u bë protagonist me pasimin e tij të saktë për Wirtz, që barazoi shifrat, për të ardhur më pas te goli i Tah.

Në fund të pjesës së parë, Wolfsburgu përmbysi në 2-3 rezultatin me golat e Bornauw dhe Svanberg, por në fraksionin e dytë “Aspririnat” jo vetëm që barazuan me Hincapie, por gjetën edhe golin e fitore në frymën e fundit me Boniface.

<iframe width='640' height='400' src='https://hofoo22.fooroomtyv.com/embed/mdDHRb6XhLlCw' style='border:none;' allowfullscreen></iframe>

Me këtë sukses Leverkuseni shkon në kuotën e nëntë pikëve, në vendin e dytë, tri më pak se Bayerni.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 22 Shtator 2024, 14:30

Media turke provokon Jose Mourinhon…

TURQI - Pas bilbilit të fundit në Fenerbahçe-Galatasaray (1-3), Galatasaray provokoi José Mourinhon, duke publikuar në rrjetet so...