Sport

Balaj merr për dore Vllazninë, fitojnë edhe ndaj Bylisit!

Në një ndeshje ku gjithçka mund të ndodhte përsa i përket rezultatin, Balaj u jep qetësinë shkodranëve me golin e shënuar në minutën e 80-të për një fitore 2-0.

22 Shtator 2024, 19:04 Nga DOSJA
Balaj merr për dore Vllazninë, fitojnë edhe ndaj Bylisit!

SHKODER - Vllaznia ka marrë një fitore 2-0 përballë Bylisit në ndeshjen e javës së gjashtë të “Abissnet Superiore”, të luajtur në “Loro Boriçi. Pas një pjese të parë pa gola, me një penallti të dhënë e më pas të anuluar nga VAR, kuqeblutë zhbllokuan sfidën në fillimin e pjesës së parë, pikërisht në minutën e 47-të me anë të Stojanoviç, i cili u tregua i saktë me një gjuajtje me kokë.

Ballshiotët kishin mundësinë më të mirë për të barazuar në minutën e 64-ët, por Ruçi gaboi nga pika e bardhë.

Në një ndeshje ku gjithçka mund të ndodhte përsa i përket rezultatin, Balaj u jep qetësinë shkodranëve me golin e shënuar në minutën e 80-të për një fitore 2-0.  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 22 Shtator 2024, 14:30

Media turke provokon Jose Mourinhon…

TURQI - Pas bilbilit të fundit në Fenerbahçe-Galatasaray (1-3), Galatasaray provokoi José Mourinhon, duke publikuar në rrjetet so...