Aktualitet

Grupi Bajri kallëzim penal për gjyqtaren Ilirjana Olldashi: Shpërdoroi detyrën, kanë kaluar 3 javë dhe vendimi s’është

17 Dhjetor 2019, 10:43 Nga DOSJA
Grupi Bajri kallëzim penal për gjyqtaren Ilirjana Olldashi:

TIRANË- 4 anëtarë të grupit ‘Bajri”, Safet Rustemi (Bajri), Ilir Bajri, Ismet Idrizi dhe Asmer Bilali, kanë depozituar një kallëzim penal për gjyqtaren Ilirjana Olldashi, e cila vendosi për ta 3 javë më parë të jepte sërish masën e sigurisë “arrest me burg”. Në kërkesën e tyre thuhet se gjyqtarja ka shpërdoruar detyrën, pasi sipas tyre, ende nuk është zbardhur vendimi, sepse u lanë në burg. Bajrajt pretendojnë se gjykata dhe prokuroria kërkojnë që t’i mbajnë në burg me çdo kusht.

Më 22 nëntor skadoi në gjykatë masa e sigurisë e caktuar një vit më parë, por prokuroria ka ngritur akuza të reja për Bajrajt, që janë ato të gjobëvënies dhe ndikimit të paligjshëm, pas zbulimit të skandalit në spitalin e Shkodrës, ku rezultonte se Behar Bajri ushtroi ndikim duke punësuar mikeshën e tij, Jorida Murati.

Prokuroria kërkoi 10 masa të reja arresti me burg për 10 persona, por vetëm 7 u aprovuan nga gjykata, njëra prej tyre për Sirjan Alijan, i cili është ende në kërkim. Burg u caktua për Behar Bajrin, Safet Rustemin, Ilir Rustemin, Asmer Bilalin, Ismet Idrizin ndërsa në “arrest shtëpie” u la Jorida Muratin. Jorida Murati, merrte pagën si infermiere në spitalin e Shkodrës, pa punuar asnjë ditë.

Grupi Bajri u godit më 21 shtator 2018, bashkë me Safet Bajri (Rustemi).  Rustemi u bë i njohur për publikun shqiptar në korrik të vitit 2018, pasi mediat belge ngritën alarmin se Rustemi fshihej në Shqipëri, ndërkohë që ishte i dënuar me 22 vite burg në Belgjikë.

Ato e etiketuan si të fortin e Shkodrës, dhe qyteti verior u quajt një Palermo që ishte nën kontrollin e 5 familjeve mafioze. Ai u arrestua bashkë me të tjerë anëtarë të familjes Bajri, ku në operacionin “Oaz” u prangosën në total 11 persona. Të arrestuarit, bashkë me Rustemin akuzohen në Shqipëri për vrasje, gjobëvenie ndaj bizneseve, kërcënim si dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal, trukim ndeshjesh, armëmbajtje pa leje.

Pas arrestimit të tij në Shqipëri, ministri i Drejtësisë belge Koen Geens tha se do të kërkojë nga autoritetet shqiptare që Bajri të vuajë në Shqipëri dënimin, pasi ekstradimi i tij në Belgjikë është i pamundur, pasi nuk ka një marrëveshje mes dy vendeve.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grupi bajri ilir bajri iliriana olldashi safet bajri grupi bajri ilir bajri iliriana olldashi safet bajri

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Dhjetor 2019, 09:35

AUSTRI– Një 20-vjeçar është ârrestûar në Vjenë të Austrisë, pasi âkûzohej se po planifikonte një sûlm terrorist me lëndë plâsêse në fshatin e Krishtlindj...