Sport

Kupa Interkontinentale/ FIFA zbulon vendin e ndeshjes: Real Madrid do të luajë në Katar

Kupa Interkontinentale, ku finalist nga Europa do të jetë Real Madridi, këtë vit do të luhet në një ndeshje të vetme në Doha, më 18 dhjetor

21 Shtator 2024, 08:00 Nga DOSJA

Kupa Interkontinentale/ FIFA zbulon vendin e ndeshjes: Real Madrid do të

ZVICER - Kupa Ndërkontinentale do të luhet në Katar. Turneu, i cili zëvendëson Kupën e vjetër të Botës për Klube, ku finalist do të jetë Real Madridi, këtë vit do të luhet në një ndeshje të vetme në Doha, më 18 dhjetor.

FIFA e ka bërë të ditur vendimin pas rinovimit të kompeticionit, i cili do të vazhdojë të luhet nga kampionët e kontinentit, por duke i garantuar ekipit europian një vend në finale.

Kupa Interkontinentale është një objektiv i qartë për merengët, të cilët pas Superkupës së UEFA-s duan të fitojnë edhe një tjetër titull, pa u ndalur këtë sezon dhe të kalojnë veten në krahasim me të kaluarën.

Sido që të jetë, organi më i lartë botëror i futbollit nuk e ka shpallur ende stadiumin në të cilin do të zhvillohet finalja, edhe nëse, lexohet në gazetën AS, parashikimet flasin për stadiumin kombëtar “Lusail”, që priti finalen e Botërorit 2022.

Por kush do të përballet me Real Madridin e Carlo Ancelottit? Kundërshtarët do të nxirren nga kualifikueset e përfaqësuesve të konfederatave të tjera, duke filluar nga kjo e dielë me Al Ain-Auckland City, kampion i Azisë dhe Oqeanisë.

Ndërsa ende pritet kampioni i Copa Libertadores, i cili do të kalojë në turin e parafundit në Doha, më 14 dhjetor. Skuadra që kalon këtë raund, do të bëhet automatikisht rivali i Madridit katër ditë më vonë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll