Art&Argëtim

‘Gratë janë më të mira se burrat!’, mendjen e mëdha mendojnë njësoj, Obama kopjon Ramën

17 Dhjetor 2019, 12:24 Nga DOSJA
‘Gratë janë më të mira se burrat!’, mendjen e

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka folur se gratë dhe vajzat janë lidere më të mira se burrat. Në takim tijin në Singapor, Obama tha se gratë nuk janë perfekte, por janë pa dyshim më të mira se sa burrat.

Ai tha se shumica e problemeve në botë vinin nga njerëz të moshuar, kryesisht burra, të cilët kishin zabtuar pozicionet e pushtetit.

“Tani gratë, asnjë nuk është perfekt, por diçka është e padiskutueshme. Ju jeni më mirë se ne [burrat]. Jam plotësisht i sigurt se për dy vjet nëse çdo komb në tokë do të drejtohej nga gratë, do të shihnit një përmirësim të konsiderueshëm për standardet e jetës”.

E dëgjuara edhe më parë, apo jo?

“Dyshohet” se presidenti Obama është inspiruar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Në fjalimet e tij politike, Rama gjithmonë përmend faktin se sipas tij gratë janë më të mirat se burrat.

Çfarë thotë Rama për gratë?

“Unë nuk jam feminist, por besoj që nuk është domosdoshmëri për të kuptuar vlerën dhe rendësinë që ka rritja e barazisë gjinore. Për të njëjtën punë një grua paguhet shumë më pak sesa një burrë. Një shifër mesatare thotë 35% më pak. Burrat janë përgjithësisht dembelë dhe parazitë, ndërsa gratë janë përgjithësisht punëtore dhe të afta për të kompensuar parazitizmin e burrave. Por kur vjen puna tek leje e lindjes, janë burrat ata që nxitojnë ta marrin dhe kjo sipas kryeministrit Rama nuk bëhet për ti ardhur në ndihmë familjes. Nga ana tjetër besoj se ka ende shumë gjera për të bërë në aspektin e jetësimit të legjislacionit, sepse edhe ne e kemi atë lejen e lindjes për burrat, por unë kam vënë re që në shumë raste burrat marrin leje lindje. Këtë gjë e kam vënë re në periudhën e luftës kundër informalitetit, ku shumë burra nga tatimet ikën me leje lindje. Burrat janë përgjithësisht dembelë dhe parazitë, ndërsa gratë janë përgjithësisht punëtore dhe të afta për të kompesuar parazitizimin e burrave. Skeni pse më shikoni me çudi kur e ka kënduar Çajupi këtë gjë shumë kohë më parë. Ska asgjë që nuk është e lidhur me gratë janë se po të mos ishin gratë sdo ishin as burrat dhe shumë burra nuk do kishin arsye për të jetuar, përfshi edhe mua,”- është shprehur Rama në një prej daljeve të tij publike. 

Kot nuk thonë se mendjet e mëdha mendojnë njësoj…

(K.M/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

virale virale barack obama edi rama edi rama per grate barack obama edi rama edi rama per grate

Sondazh

Poll