Art&Argëtim

“Qaja sa herë dëgjoja dhe kërceja”, Elvana Gjata flet për herë të parë për Eurovizionin, “Me Tana” kënga më e

17 Dhjetor 2019, 12:17 Nga DOSJA
“Qaja sa herë dëgjoja dhe kërceja”, Elvana Gjata flet

TIRANË- Elvana Gjata është sëfundmi një prej emrave më të përfolur  në median rozë por jo vetëm për shkak të pjesmarrjes së saj në Festivalin e Këngës në RTSH.

Mbrëmjen e së hënës ka qenë e ftuar në ‘Aperi Fest’ me Eni Shehun ku përmes videos me Elvanën zbuloi shumë rreth këngës së saj “Me Tana” dhe koreografisë së kësaj kënge.

Teksa ajo është pyetur për Eurovizionin, këngëtarja është shprehur se para se të mendojë Eurovizionin, fokusi i saj është tek Festivali.

“Eurovizioni është shumë larg. E dëgjoja dhe kërceja, dhe teksa kërceja, qaja.”-është shprehur këngëtarja.

Siç ka shpjeguar Elvana, këtë këngë e ka punuar me shumë dashuri, duke treguar se “Me Tana” është një prej këngëve më të shtrenjta për të.

Kujtojmë që për Elvanën është folur gjatë, pasi emri i saj qarkulloi se do  të jetë edhe fituesja e këtij Festivali të ’58 në RTSH.

Ishte kompozitorja Diana Ziu, e para ajo që akuzoi producenten Vera Grabocka, e cila ka marrë përsipër këtë vit organizimin e RTSh se ka paracaktuar Elvana Gjatën si fituese të këtij edicioni. Akuzat janë përforcuar edhe nga emra të tjerë të skenës, si Rovena Dilo, Luis Ejlli, por edhe Erik Lloshi i cili hodhi akuza për anësi.

Ndërkohë që Dosja.al në një vëzhgim elementar pikasi se nga 25 konkurrentë 12 janë produkt i dyshes Grabocka-Vejsiu, ndërsa vetë Robert Berisha ka zbuluar se në Festivali u ftua nga producentja, duke nxjerrë blof procedurën e garimit.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz elvana gjata eni shehu festivali i këngës në rtsh me tana rtsh elvana gjata eni shehu festivali i këngës në rtsh me tana rtsh

Sondazh

Poll