Art&Argëtim

“Isha me grip dhe nuk më lejohej të lija shtratin”, Dafina Zeqiri tregon sesa e vështirë ishte të realizonte vi

17 Dhjetor 2019, 11:16 Nga DOSJA

TIRANË- Këngëtarja e mirënjohur, Dafina Zeqiri është një ndër artistet  më të dashura për publikun shqiptar.

Ajo godet gjithmonë me këngët  që publikon, kështu që edhe në këtë rast  me këngën e fundit që ajo publikoi “Vuj vuj vuj”, mori pëlqyeshmërinë e pritur.

Për pak kohë nga momenti kur u publikua, kënga e Dafinës mori rreth 1 milionë klikime.

Në videoklipin e këngës shihet  një  punë e arrirë, ku edhe njerëzit e thjeshtë  përveç  profesionistëve e kanë kuptuar sesa e lodhshme ka qenë për këngëtaren të realziojë diçka kaq të bukur.

Vetë këngëtarja përmes një videoje që ka publikuar në Instagram tregon të gjitha prapaskenat teksa  ka xhiruar klipin.

“Prapaskenat e ‘Vuj vuj vuj’. U kënaqa shumë edhe pse isha keq nga gripi dhe nuk më lejohej të lija shtratin! Ftova një nga mbështetësit e mi më të mirë për të filmuar gjithë eksperiencën pas kamerave (gjithashtu sepse ai është një artist i ardhshëm).”-ka ka shkruar Dafina krahas videos.

 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ‘vuj vuj vuj dafina zeqiri ‘vuj vuj vuj dafina zeqiri

Sondazh

Poll