Art&Argëtim

“Nuk fshihen, me femrën time dal në rrugë”/ MC Kresha tregon aryset pse donte ta mbante të fshehtë dasmën e tij

17 Dhjetor 2019, 12:20 Nga DOSJA
“Nuk fshihen, me femrën time dal në rrugë”/ MC Kresha

Tiranë- Reperi i njohur Mc Kresha ka folur së fundmi për dasmën e tij me Erzina Shehun, dasmë e cila ka mori vëmendjen e të gjithëve dhe pse ai donte ta mbante larg kamerave dhe publikut.

Së fundmi, ai ka folur për ditën më të rëndësishme të jetës së tij, në emisionin “#gjesi”në T7. Ai është shprehur nuk ka dëshirë që mediet të merren me jetën e tij personale.  Duke shpjeguar në detaje, reperi tregon se pse ka dëshirë ta ndajë jetën private, pra të ‘Kreshnik Fazliut’ me atë publike të ‘MC Kreshës’.

“Nëse unë jam i ftuar si MC Kresha, jam i ftuar për punën profesionale, nuk jam i ftuar për jetën personale. Ndoshta në jetën personale nuk kam bërë shumë arritje përshembull. A ndoshta nuk kam kënaqur prindërit e mi sa duhet, a ndoshta nuk kam kënaqur familjen time. Nuk ka qejf shumë të flas për gjërat personale. Nëse më pyet po martohen “Le me enjoyed”. Unë nuk fshihen, se me femrën time dal në rrugë, por jam i njohur për jetën artistike, jo për jetën personale”, është shprehur ai.

Reperi i njohur shqiptar MC Kresha, i dha fund beqarisë së tij të dielën e shkuar , ku u kurorëzua me të dashurën e tij Erzinën. Mirëpo lajme të bukura nga vijnë nga ai. Së shpejti reperi do të bëhet baba.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz martohet mc kresha mc kresha martohet mc kresha mc kresha

Sondazh

Poll