Politike

"Zotëria është në burg sepse po heton SPAK!" Rrjepaj në Komisionin e Shëndetësisë: Më keni hedhur në këtë gropë, do dal i pastër! Vokshi: Si Hirushja?

Pas kësa deklarate, Rrjepaj tha me tone të larta se po përdoret si argument qenia e tij në burg për të mbështetur akuzat e opozitës duke shtuar se e kanë futur në një gropë, nga ku do të dalë i pastër.

20 Shtator 2024, 14:21 Nga M.B
"Zotëria është në burg sepse po heton SPAK!"
Klodian Rrjepaj

TIRANA- Ish-zvministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj po dëshmon në Komisionin Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë për koncesionin e sterilizimit. Seanca dëgjimore me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë është shoqëruar me debate ku në një moment, kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi tha se është në burg për shkak se po hetohet nga SPAK. Pas kësa deklarate, Rrjepaj tha me tone të larta se po përdoret si argument qenia e tij në burg për të mbështetur akuzat e opozitës duke shtuar se e kanë futur në një gropë, nga ku do të dalë i pastër.

Pjesë nga debati në Komision:

Vokshi: A është zotëria në burg sepse po heton SPAK.

Rjepaj: Kjo është një gabim tjetër, nuk mund ta përdoresh qenien time në burg si argument për të mbështetur ato që thua.

Vokshi: Jo jo, unë përkundrazi…

Rjepaj: …Se mund ta përdorësh pastaj për të gjithë që janë në burg  dhe të gjithë atë që janë në arrest. Unë jam i paradënuar me burg,  jo paraburgim, për shkak të këtyre paragjykimeve që i keni sjellë në këto 8 vjet dhe gënjeshtrave që janë thënë këtu. Do dalin të vërteta dhe këtu ku më keni hedhur në këtë gropë do dal jashtë i pastër, i larë dhe i parfumosur, keni për të parë.

Vokshi: Si Hirushja?

Rjepaj: Atje ku e drejta ka vlerë, ku standardi shkruhet me gërma të arta, ashtu do dal. Mos e përdor më argumentin është në burg dhe për rrjedhojë ka shkelje.

Vokshi: Ka mundësi të ulni tonin zoti Rjepaj.

Rjepaj: Nuk e ul, jam këtu për të mbrojtur të drejtat e mia.

Vokshi: Ju e keni ngatërruar qëllimin e ardhjes tuaj këtu. Ju jeni këtu sepse ju ka ftuar komisioni për çështjet administrative.

kjodian rrjepaj

Sondazh

Poll