Politike

Këlliçi në protestën para bashkisë: SPAK mbahet peng nga Veliaj nëpërmjet dosjes së prokurorit të Vlorës

Këlliçi lajmëroi se protesta e radhës do të mbahet të mërkurën. 

20 Shtator 2024, 12:20 Nga r.ll
Këlliçi në protestën para bashkisë: SPAK mbahet peng
belind kelliçi

TIRANË- Anëtari i kryesisë së PD-së dhe drejtuesi i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi ka mbajtur fjalën e tij në protestën e sotme të organizuar para bashkisë.Këlliçi kujtoi në nisje të fjalës ndarjen nga jeta të ish-kolegut të tyre, Gert Bogdanit. 

Më tej ai u shpreh se SPAK mbahet peng nga Veliaj nëpërmjet dosjes së prokurorit të Vlorës ku dalin prokurorë dhe gjyqtarë të përfshirë në trafik narkotikësh dhe korrupsion. Këlliçi lajmëroi se protesta e radhës do të mbahet të mërkurën. 

"Duke e nisur me një falënderim për ju që keni ardhur sot në një moment jo të mirë për të gjithë ne pasi dje kemi përcjellë në banesën e fundit një nga më të mirët prej nesh, Gerti Bogdani. Për të vijuar me hajdutin dhe mediat e blera dhe të paguara nga inceneratori i Tiranës godasin ata që flasin kundër këtij korrupsioni dhe lavdërojnë Veliajn i cili ka vjedhur 130 milionë euro që me incenartorin. Dua të merrem me Bolinon i cili ka marrë 4 mijë metra tokë truall mes Tiranës, tokë e cila është e familjes Begeja dhe Malltezin, pra ky godet këta familje të cilave u ka marrë tokën dhe përse janë kompesuar me pronën e tyre.

Sot lideri i opozitës ,mbahet i arrestuar me një akuzë me të cilën personi përgjegjës është Rama dhe në arrest mbahet Berisha dhe këta ndërkombëtarët i lavdërojnë prokurorët e SPAK. A mos vallë Veliaj i mban peng me dosjen e prokurorit të Vlorës, përgjimet që janë aty. Në atë dosje dalin emra gjyqtarësh, prokurorësh, ministrash dhe ish-ministrash të cilët janë të përfshirë në korrupsion dhe trafikim narkotikësh.  A mos është kjo arma më e fortë që Veliaj ka mbi SPAK ku së bashku me prokuroritë e rretheve në 4 vite kanë marrë 100milionë nga taksat tona për pagat e tyre dhe e vetmja detyrë është goditja e opozitës dhe këdo që mendon ndryshe nga opozita.

Si mundet Dritan Prenci i cili i ka prej 4 vitesh në hetim dosjen dhe nuk sheh firmën e Velijt dhe nuk e kupton firmën dhe vulën e Bashkisë pa vendimin e këshillit bashkiak. Për 1 qindarkë që shpenzohet nga bashkia e Tiranës merret me vendim të këshillit bashkiak. Të mërkurën në orën 11 për të thënë ato të vërteta që nuk i dëgjoni në mediat e paguara, do të mblidhemi për të vijuar një protestë maratonë dhe të pashembullt.", tha Këlliçi.

belind këlliçi protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll