20 Shtator 2024, 14:27
Nga r.ll
ervn salianji
TIRANË- Gjykata e Apelit e ka shtyrë për në 26 shtator dhënien e vendimit për deputetin e PD-së, Ervin Salianji lidhur me dosjen "Babale". Pas daljes nga salla e gjyqit, Salianji tha për mediat se nga audio në Gjykatë u vërtetua se nuk ka asnjë provë që e inkriminon.
"Sikurse e keni ndjekur, sot u zhvillua një proces, datë tjetër e në procesi të stërgjatë. U përballa sërish në gjykatë për shkak se një i dënuar për trafik droge jetonte i lirë në Shqipëri, për shkak të mbrojtjes që i jepte vëllai i vetë. Sikurse është e qartë nga dokumentet përmes audios në sallë, nuk ka asnjë fakt si mund të inkriminohem në këtë çështje. Nëse unë flas me emra konkrete, më shumë se 600 çështje gjyqësore të fituara, ku koha na ka dhënë të drejtë, sot ishim në një rast tjetër, ku unë përmendja argumente. Avokati ka një raport më shumë se thjesht me një klient. Nuk kemi bërë videoregjistrim, por audioregjistrim. Nuk kam asnjë interes unë, përveç interesit publik. Nuk kam asnjë njohje personale me Babalen. Nuk kam njohje me Babalet, as me Alfred Alizotin që ka prova si paguhet nga famozi Ard Veliu dhe Andon Marko. Të gjithë këto personazhe të përfshirë për të montuar politikisht një çështje për të më goditur politikisht si përfaqësues i opozitës, u demontuan“, tha Salianji.
Deputeti demokrati tha se le të nxjerrin një dokument që “unë kam një njohje me ta dhe nuk dal më në publik”.
“Për ta quajtur këtë proces që nuk ka kallëzim kanë futur një vendim në gjykatën e shkallës së parë në mënyrë të falsifikuar dhe të fshehtë. Personi që e ka futur është Artan Gjermeni, si shërbëtor i bandës së Lushnjës”, tha ai.
ervin salianji
Politike
20 Shtator 2024, 14:10
r.ll
ervin salianji
TIRANË- Në seancën gjyqësore për deputetin e PD-së, Ervin Salianji lidhur me dosjen "Babale", avokatët p&...
Politike
20 Shtator 2024, 13:00
M.B
Komisioni
TIRANA- Ish-zvministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj po dëshmon në Komisionin Hetimor Parlamentar të Sh...
Politike
20 Shtator 2024, 12:58
r.ll
ervin salianji
TIRANË- Në Gjykatën e Apelit po zhvillohet seanca për deputetin demokrat Ervin Salianji lidhur me dosjen "Babale".
N&e...
Politike
20 Shtator 2024, 12:42
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në lidhje me kampet e emigrante që po ngrihen në Gjadër dhe Shëngjin se p...
Politike
20 Shtator 2024, 12:19
M.B
Jamarbër Malltezi
TIRANA- Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, i cili është vënë nën a...
Politike
20 Shtator 2024, 12:20
r.ll
belind kelliçi
TIRANË- Anëtari i kryesisë së PD-së dhe drejtuesi i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi ...
Politike
20 Shtator 2024, 12:06
r.ll
klevis balliu
TIRANË- Shefi i Organizimit të PD-së në Tiranë Klevis Balliu, ka mbajtur fjalën e tij në protestën e ...
Politike
20 Shtator 2024, 11:38
M.B
Klodian Rrjepaj
TIRANA- Ish-zvministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj po dëshmon në Komisionin Hetimor Parlamentar...
Politike
20 Shtator 2024, 11:39
r.ll
ervin salianji
TRANË- Sot në Gjykatën e Apelit po zhvillohet seanca gjyqësoe për deputetin demokrat Ervin Salianji lidhur me dosje...
Politike
20 Shtator 2024, 11:26
M.B
Klodian Rrjepaj
TIRANA- Ish-zvministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj po dëshmon në Komisionin Hetimor Par...