Sport

Serbët nuk heqin dorë nga provokimet, sërish shfaqin në stadium hartën e Kosovës me flamurin e tyre!

Në ndeshjen e vlefshme për Champions League mes Crvena Zvezda dhe Benfica, tifozët serb nuk kanë hezituar të shpalosin hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë.

19 Shtator 2024, 23:37 Nga DOSJA
Serbët nuk heqin dorë nga provokimet, sërish shfaqin në

SERBI - Futbolli është sporti më i bukur në botë, por jo atëherë kur ngatërrohet me politikën. Në ndeshjen e vlefshme për Champions League mes Crvena Zvezda dhe Benfica, tifozët serb nuk kanë hezituar të shpalosin hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë.

Foto e shkrepur në stadiumin Stadion Rajko Mitić (Belgrade) po qarkullon në rrjet, teksa ka marrë shpërndarje të gjerë.

Kjo nuk është hera e parë që shikojmë gjëra të tilla, pasi edhe më parë janë hasur raste skandaloze të ngjashme ndërsa masat serioze të UEFA-s mungojnë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll