Sport

Tronditje te Anderlecht: Riemer shkarkohet, David Hubert trajner i përkohshëm...

Sezonin e kaluar, trajneri danez hodhi themele të reja që e lejuan të luftonte për titullin deri në ditën e fundit. Në fund Anderlecht përfundoi i treti në ligë.

19 Shtator 2024, 13:52 Nga DOSJA

Tronditje te Anderlecht: Riemer shkarkohet, David Hubert trajner i

BELGJIKE - Tërmet në shtëpinë e Anderlehtit. Pas diskutimeve të duhura, klubi belg përfundimisht mori vendimin për shkarkimin e trajnerit 45-vjeçar Brian Riemer. Humbja ndaj RC Genkut, por mbi të gjitha mungesa e rezultateve që shoqëroi ekipin, u bë fatale për danezin.

Në pritje të emërimit të një trajneri të ri, David Hubert do të marrë rolin e trajnerit të përkohshëm të ekipit të pare, pas një sezoni si ndihmës trajner i U-23.

"RSC Anderlecht ka përfunduar bashkëpunimin me trajnerin Brian Riemer. Klubi dëshiron të shprehë mirënjohjen e tij të qartë për Brian për përpjekjet e tij gjatë 1 viti e 9 muajve të fundit në krye të ekipit të parë.

Megjithatë, menaxhmenti i klubit e vlerësoi performancën e ekipit si të pamjaftueshëm dhe për këtë arsye vendosi të ndërpresë bashkëpunimin.

Brian Riemer është emëruar trajner i RSCA në dhjetor 2022. Trajneri danez mbërriti nga Brentford FC në Premier League. Në gjashtë muajt e tij të parë, Brian udhëhoqi bardheblutë në çerekfinale të Conference League të UEFA-s, pavarësisht një rezultati përfundimtar zhgënjyes në Jupiler Pro League.

Sezonin e kaluar, trajneri danez hodhi themele të reja që e lejuan të luftonte për titullin deri në ditën e fundit. Në fund Anderlecht përfundoi i treti në ligë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll