Aktualitet

Sekuestrohen 2.3 mln pasuri në Radhimë, dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale

17 Dhjetor 2019, 10:19 Nga DOSJA
Sekuestrohen 2.3 mln pasuri në Radhimë, dyshohet se janë

VLORE– Policia e Shtetit njofton se ka vendosur masën e sekuestros për një sipërfaqe prej 23 mijë metra katrorë në Radhimë, me një vlerë prej 2.3 milionë euro, e dyshuar se ka ardhur si pasuri e përfituar nga veprimtari kriminale.  Pasuria sipas Policisë, është e shtetasit me iniciale A.L, emri i të cilit ende nuk dihet.

Njoftimi i plotë:

Vlorë Vijon puna për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara nga veprimtaria kriminale. Vendoset sekuestro preventive për një sipërfaqe toke të mbjellë me pemë, që kap vlerën 2. 3 milionë euro. Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, në vijim të goditjeve dhe sekuestrimeve të njëpasnjëshme të kryera ndaj krimit të organizuar dhe pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, ka bërë ekzekutimin e një tjetër vendimi të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vendosjen e masës së sigurisë pasurore “Sekuestro preventive”. Kjo sekuestro është bërë mbi sipërfaqen 23 000 m2, e mbjellë me pemë në zonën e Radhimës, vlera financiare e së cilës kap shifrën rreth 2.3 milionë euro.

 

Ky sekuestrim pasuror u bë në kuadër të hetimit ndaj shtetasit A. L., si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Nga hetimet e kryera në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, ka rezultuar se ky shtetas dyshohet ta ketë përfituar këtë sipërfaqe pemëtore me anë të falsifikimit të dokumenteve. Veprimet e mëtejshme ndiqen nga ana e Prokurorisë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet sekuestrohen toka ne radhime sekuestrohen toka ne radhime

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Dhjetor 2019, 09:35

AUSTRI– Një 20-vjeçar është ârrestûar në Vjenë të Austrisë, pasi âkûzohej se po planifikonte një sûlm terrorist me lëndë plâsêse në fshatin e Krishtlindj...

Aktualitet 17 Dhjetor 2019, 09:19

Tiranë- Arkeologu Neritan Ceka ka folur së fundmi për tërmetin tragjik të 26 nëntorit.  Në emisionin “360 gradë” në  “RTV Ora News” ai u shpreh se lëvizjet sizm...