“Çadra rri ujë, e kemi rrethuar me batanije”/ Banori thirrje qeverisë: Vajzën e kam sëmurë me ilaçe, më ndërtoni sh
17 Dhjetor 2019, 10:18Nga DOSJA
Edhe pse po mbushet muaji nga tërmeti shkatërrimtar, shumë familje vijojnë të jenë në çadra në këto ditë të ftohta.
Një prej tyre është edhe familja Bruka. Ata jetojnë në çadër bashkë me vajzën e tyre të sëmurë. Për “FaxNews”, kryefamiljari tregoi vështirësitë e kësaj jetese, ndërsa kërkoi nga qeveria që shtëpia e tij të ndërtohet sa më shpejt.
“Na ka ndodh një fatkeqësi e madhe. Ishte një tërmet shumë i tmerrshëm, fatkeqësi e madhe që ishte në zemrën e Thumanës. Kur ra tërmeti, gjithë familja ishte brenda. U trembëm të gjithë. Dolëm pas atij dhe pastaj ra ai i dyti. E shkundi më keq vendin. Si bashki na kanë ndejtur gati të gjithë me ushqime, me të gjitha.
Për banesat na kanë thënë që duhet të presim se shtëpia është e pabanueshme. Ndihma na ka sjellë bashkia, na ka sjellë pastori. Ne jetojmë në çadër. Është e vështirë, për vajzën të jetojë këtu. Çadra rri ujë, e kemi rrethuar me batanije. Vajza merr ilaçe, na i kanë sjellë. Kur bie shi, kur fryn erë, në çadër pikon. Djersit komplet. Ftohtë është shumë, ndihet këtu.
Prandaj e kemi rrethuar me batanije. Në çadër çfarë të fryjë jashtë, fryn brenda. Festat do i kalojmë në çadër, nuk i kam kushtet të iki kurrkund, kemi fëmijën të sëmurë. Unë nuk e di se kur do të jetë gati banesa jonë sepse emergjenca jonë është fëmija. Ne presim të na e bëjnë sa më shpejt sepse jemi keq”, rrëfeu kryefamiljari.
TIRANË- Pak muaj më parë gazetat prestigjioze në Australi protestuan kundër kufizimeve të shtypit.Të gjitha mediat print nxorrën si kurrë më parë faqet e p...
Tepelenë- Pas transmetimit të videos pak para ekzekutimit të Artur Breshës në Tepelenë mbrëmjen e 4 dhjetorit Fax News siguron edhe një video tjetër, plagosjen ...
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka vënë në prânga 3 zyrtarë të Administratës së Zonave të Mbrojtura për “Shpërdorim detyre”, dhe po ashtu janë proceduar dhe 7 ...
MALI I ZI- Dy dîtë pas krîmît të rëndë, mediat në Malin e Zi kanë zbuluar detaje të reja. Sipas medias Vijesti, e cila sot ka publikuar një artikull të gjatë, k...
Aktualitet17 Dhjetor 2019, 09:35
AUSTRI– Një 20-vjeçar është ârrestûar në Vjenë të Austrisë, pasi âkûzohej se po planifikonte një sûlm terrorist me lëndë plâsêse në fshatin e Krishtlindj...
Fushë-Krujë/ Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident i rèndè në afërsi të fshatit Larushk, të Fushë-Krujës. Mësohet se si pasojë e aksidentit ka humbur jetèn...
Aktualitet17 Dhjetor 2019, 09:19
Tiranë- Arkeologu Neritan Ceka ka folur së fundmi për tërmetin tragjik të 26 nëntorit. Në emisionin “360 gradë” në “RTV Ora News” ai u shpreh se lëvizjet sizm...
Ngjarjet e pranverës së vitit 1981 kur rinia studentore, inteligjencia dhe mbarë populli i Kosovës u ngritën në protesta, revolta dhe demonstrata masive kundër ...
Tiranë-Në prangat e Policîsë së Tiranës ka rënë një 25-vjeçar pasi tentoi të vîdhte dy automjete, në bulevardin “Bajram Curri”.Mësohet se nga Policîa ësh...
Aktualitet17 Dhjetor 2019, 08:20
Durrës– Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin “Jewellery”, ku janë arrestuar dy persona pasi u vîdhnîn varset e floririt nga qafa grave të moshuara.Mësoh...