Aktualitet

Dalin pamjet e atèntatit/ Autori pasi i vrâu të vëllain, breshëri plumbash ndaj Artan Breshës, si shpëton mrekullish shok

17 Dhjetor 2019, 09:58 Nga DOSJA
Dalin pamjet e atèntatit/ Autori pasi i vrâu të vëllain,

Tepelenë- Pas transmetimit të videos pak para ekzekutimit të Artur Breshës në Tepelenë mbrëmjen e 4 dhjetorit Fax News siguron edhe një video tjetër, plagosjen e vëllait të tij Artan Bresha.

Për herë të parë zbulohet se Artan Bresha ka qenë në shoqërinë e një personi tjetër në momentin që iu bë atentat dhe është pikërisht shoku i tij Daniel Osmeni.

Siç shihet edhe nga video Artani dhe Danieli kanë qenë së bashku në një lokal  dhe në orën fiks 20.25 të 4 Dhjetorit siç duket në këto pamje të marra nga një  kamer sigurie ata kanë dalë së bashku nga lokali për të shkuar në shtëpi.

Autori pasi ka ekzekutuar në kantiter në bypasin e tepelenes Artur Breshën me makinën tip benz që i vodhi këtij të fundit ka tentuar të vrase dhe vëllanë e tij Artanin, pikërisht në momentin ku ai së bashku me shokun e tij Daniel Osmani sapo kanë dale nga një lokal pranë qendrës së Tepelenës.

Është ky mjeti tip benz që hyn me shpejtësi në këtë rrugicë, zhduket pas godinës së supermarketit, kamera e sigurisë nuk e ka kapur momentin  e ndalimit të makinës. Por autori zbret prej saj qëllon me armë dhe dy të rinjte tentojnë tu shpëtojnë plumbave duke vrapuar.

I pari është Daniel Osmani dhe pas tij Artan Bresha që mbeti i plagosur në atentat. Pavarësisht se në këtë ngjarje u plagos Artan Bresha plumbat kanë rrezikuar seriozisht dhe jetën e të riut tjetër Daniel Osmeni pasi autori qëllon në drejtim të të dyve.

Në vendgjarje policia zbuloi 20 gëzhoja kallanikov. Pak ditë më parë Faxneës siguroi edhe momentin para vrasjes së Artur Breshës.

Në  videon ekskluzive shihet autori i maskuar me kallashnikov në dorë i cili lëviz qetësisht dhe mjaft gjakftohtë i afrohet kamionçinës dhe më pas në kërkim të viktimës së tij. Mësohet se pasi vrasësi ka ekzekutuar Artur Breshën ka marrë mjetin e viktimës dhe është nisur drejt banesës të të vëllit, Artan Bresha duke e qëlluar me disa plumba, por pa i marrë dot jetën.

Ende nuk është e qartë se sa persona morën pjesë në këtë ekzekutim dhe motivet, por nga video ekskluzive e Fax News shihet vetëm një person i armatosur dhe i maskuar. Mësohet se viktima Artur Bresha kishte punuar shumicën e jetës si emigrant në Greqi, ndërsa pasi ishte kthyer kishte filluar punë si roje.

Marrë nga Faxweb

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan bresha artur breshës atentati ne tepelene artan bresha artur breshës atentati ne tepelene

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Dhjetor 2019, 09:35

AUSTRI– Një 20-vjeçar është ârrestûar në Vjenë të Austrisë, pasi âkûzohej se po planifikonte një sûlm terrorist me lëndë plâsêse në fshatin e Krishtlindj...

Aktualitet 17 Dhjetor 2019, 09:19

Tiranë- Arkeologu Neritan Ceka ka folur së fundmi për tërmetin tragjik të 26 nëntorit.  Në emisionin “360 gradë” në  “RTV Ora News” ai u shpreh se lëvizjet sizm...

Aktualitet 17 Dhjetor 2019, 08:20

Durrës– Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin “Jewellery”, ku janë arrestuar dy persona pasi u vîdhnîn varset e floririt nga qafa grave të moshuara.Mësoh...