Aktualitet

EMRAT/ “Shpyllëzuan bregdetin, gërmuan dhe rrethuan tokën”, arrestôhen 3 punonjës së AZM

17 Dhjetor 2019, 09:55 Nga DOSJA
EMRAT/ “Shpyllëzuan bregdetin, gërmuan dhe rrethuan

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka vënë në prânga 3 zyrtarë të Administratës së Zonave të Mbrojtura për “Shpërdorim detyre”, dhe po ashtu janë proceduar dhe 7 të tjerë.

Sipas një njoftimi nga Policia bëhet me dije se ata akzuohen për “pushtim toke”, pasi kanë shpyllëzuar bregdetin, e kanë gërmuar dhe më pas e kanë rrethuar në mënyrë të paligjshme.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të arrestûarit janë shtetasit; Refik Zagani, Vesel Tusha dhe Palë Keçi, të tre zyrtarë të AZM.

NJOFTIMI I PLOTË

Finalizohet operacioni “BREGDET I PASTER”. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës dhe Administratën e Zonave të Mbrojtura. Vihen në pranga 3 punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura për “Shpërdorim detyre”. Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe 7 shtetas për “Pushtim toke”.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si edhe të shpërdorimit të detyrës, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në kuadër të operacionit policor “BREGDET I PASTER”, bënë ndalimin për veprën penale “Shpërdorim detyre”, të shtetasve: R. Z., 57 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë rojë mjedisore në Zonat e Mbrojtura. V. T., 56 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë specialist në Zonat e Mbrojtura. P. K., 65 vjeç, banues në Shkodër, me detyre rojë mjedisore në Zonat e Mbrojtura.

Po kështu janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Pushtimit toke” shtetasit: Gj. P., 64 vjeç, E. L., 35 vjeç, L. K., 66 vjeç, Gj. M., 58 vjeç, Gj. L., 72 vjeç, M. K., 61 vjeç, dhe A. P., 47 vjeç, të gjithë banues në Shkodër;

Në zbatim të një plani masash të përbashkët mes Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Administratës së Zonave të Mbrojtura, në vijim edhe të operacionit mbarëkombëtar kundër informalitetit, janë ushtruar kontrolle në Zona të Mbrojtura në Qarkun Shkodër.

Si rezultat i kontrolleve ne Velipojë, janë konstatuar një sërë shkeljesh, si gërmime, shpyllëzime, rrethime me gardh me rrjete dhe me shtylla betoni etj.
Sektori i Monitorimit, ku bëjnë pjesë specialistët dhe rojet mjedisore, ka për detyrë parandalimin, zbulimin dhe luftimin e dëmtimit, pushtimit, shpërdorimit, tjetërsimit, shkretëtirëzimit a degradimit të natyrës, të pyjeve e të tokës pyjore, të cenimit nga ndërhyrjet e pakontrolluara ne mjedisin natyror e ujor të zonës së mbrojtur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet palë keçi policia shkoder pushtimi i bregdetit refik zagani vesel tusha palë keçi policia shkoder pushtimi i bregdetit refik zagani vesel tusha

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Dhjetor 2019, 09:35

AUSTRI– Një 20-vjeçar është ârrestûar në Vjenë të Austrisë, pasi âkûzohej se po planifikonte një sûlm terrorist me lëndë plâsêse në fshatin e Krishtlindj...

Aktualitet 17 Dhjetor 2019, 09:19

Tiranë- Arkeologu Neritan Ceka ka folur së fundmi për tërmetin tragjik të 26 nëntorit.  Në emisionin “360 gradë” në  “RTV Ora News” ai u shpreh se lëvizjet sizm...

Aktualitet 17 Dhjetor 2019, 08:20

Durrës– Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin “Jewellery”, ku janë arrestuar dy persona pasi u vîdhnîn varset e floririt nga qafa grave të moshuara.Mësoh...