Aktualitet

17 Dhjetor 2019, 09:19 Nga DOSJA

Tiranë- Arkeologu Neritan Ceka ka folur së fundmi për tërmetin tragjik të 26 nëntorit.  Në emisionin “360 gradë” në  “RTV Ora News” ai u shpreh se lëvizjet sizmike në Durrës janë shkatërrimtare, por jo katastrofike. Ai është ka treguar se kur ndodhën tërmetet fundit, ai fjeti gjumë sepse është i sigurt se nuk ka tërmeti katastrofik.

“Po të pyesni arkeologët do të thonë: Po Durrësi është një zonë sizmike, tërmetet janë periodikë, janë shkatërrimtarë, por jo katastrofikë. Këtë e them edhe për të qetësuar shqiptarët që thonë do rrimë apo nuk do rrimë në Shqipëri. Vërtet do ta rindërtojmë atë pjesë që u prish, por kush i mbush mendjen shqiptarëve që nuk na bie një tërmet më shkatërrimtar se ky. Unë si arkeolog në jetën time kur ndodhi ky i shtatorit kam shkuar ja kam fut gjumit. Pse, sepse  jam i sigurt që këtu tërmet katastrofik nuk ka. Edhe për tërmetin e fundit kam fjet në shtëpi. Ajo që i them gjithë shqiptarëve është që tërmete shkatërrimtare ka kur ne nuk jemi të kujdesshëm, por tërmete katastrofik nuk ka.”, është shprehur Ceka.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit. Rama tha se projekti i rindërtimin nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020”.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet neritan ceka tragjedia e 26 nentorit 2019 neritan ceka tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Dhjetor 2019, 08:20

Durrës– Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin “Jewellery”, ku janë arrestuar dy persona pasi u vîdhnîn varset e floririt nga qafa grave të moshuara.Mësoh...

Aktualitet 16 Dhjetor 2019, 22:23

TIRANË– Një nga arkitektët më të njohur në Kosovë, Astrit Nixha thotë se asnjërit prej qytetarëve kosovarë nuk e ka këshilluar që të blejë një aparta...