Aktualitet

FOTO/ Ndarja nga jeta e ish-deputetit Gerti Bogdani, Linda Rama merr pjesë në homazhe

Homazhet në ambientet e Kuvendit nisën në orën 10:00 dhe do të përfundojnë në orën 12:00.

19 Shtator 2024, 12:02 Nga M.B
FOTO/ Ndarja nga jeta e ish-deputetit Gerti Bogdani, Linda Rama merr pjesë
Linda Rama

TIRANA- Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama ka marrë pjesë në homazhet në nder të ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani. Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel në kuadër të një takimi me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë, homazhet në ambientet e Kuvendit nisën në orën 10:00 dhe do të përfundojnë në orën 12:00. Më pas, arkëmorti me trupin e pajetë të ish-deputetit do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës. Nga pamjet e siguruara vërehen deputetët e Partisë Demokratike që kanë mbërritur si edhe familjarët e Bogdanit.

Seanca parlamentare që ishte programuar të niste të enjten në orën 10:00 është shtyrë në orën 17:00. Partia Demokratike njoftoi se ka shpallur të enjten ditë zie dhe ka pezulluar të gjitha aktivitetet partiake në të gjithë vendin.

gerti bogdani

Sondazh

Poll