Aktualitet

"Këto momente duhet të na bëjnë më të mirë!" Peleshi në homazhe për Gerti Bogdanin: Djalë i shkëlqyer dhe politikan model, përfaqësonte një standard për tu ndjekur

Gjithashtu Peleshi tha se i bashkohet të gjithë ngushëllimeve e dhimbjes që gjithkush e ndjen sot.

19 Shtator 2024, 11:53 Nga M.B
"Këto momente duhet të na bëjnë më të
Niko Peleshi

TIRANA- Kreu i Grupit të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, ka marrë pjesë homazhet në nder të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani, zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë. Peleshi tha për mediat se Bogdani, ishte një djalë i shkëlqyer dhe politikan model. Ai shtoi se ish-deputeti i ndjerë do t’i mungojë politikës shqiptare sepse përfaqësonte një standard për tu ndjekur. Gjithashtu Peleshi tha se i bashkohet të gjithë ngushëllimeve e dhimbjes që gjithkush e ndjen sot.

"Ikja në një moshë kaq të re, është gjithmonë e dhimbshme për këdo, edhe për njerëz që i njeh apo nuk i njeh, për më tepër që këtu bëhet fjalë për një djalë të mirë, të shkëlqyer, të Tiranës dhe Shqipërisë, një politikan model, por mbi të gjitha një bashkëshort i mirë dhe një qytetar shembullor.

Kështu që dhimbja shumëfishohet, kështu që dua ti bashkohem të gjithë ngushëllimeve e dhimbjes që gjithkush e ndjen sot, edhe dhimbjen e kolegëve tanë të grupit të deputetëve të PS që janë sot këtu për të përcjellë mikun e tyre, kolegun e tyre, një njeri me kaq shumë vlera, që do ti mungojë padyshim, miqve, familjes por edhe politikës shqiptare sepse përfaqësonte një standard për të mos u humbur, por për t’u ndjekur. Kjo është jeta dhe mbase këto momente duhet të na bëjnë më të mirë", tha Peleshi.

gerti bogdani

Sondazh

Poll