Aktualitet

VIDEO/ Momentet kur digjet banesa në Has, flet fqinji: Rexhën e gjetëm duke u djegur

Fatime dhe Rexhë Lushi, nënë e bir, humbën jetën për shkak të flakëve. Rexhë Lushi kishte hyrë në banesë për të shpëtuar nënën e tij, por u shkrumbua edhe vetë.

19 Shtator 2024, 10:36 Nga E. D
VIDEO/ Momentet kur digjet banesa në Has, flet fqinji: Rexhën e
Neritan Koka

HAS- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në fshatin Nikoliq të Hasit, ku humbën jetën dy persona si pasojë e zjarrit të rënë në një banesë.

Ndërkohë një nga bashkëfshatarët, Neritan Koka, tha se e gjetën Rexhën duke u djegur. Ndërsa bashkëshortja e Rexhës ka arritur të shpëtojë. Gjithashtu bashkëfshatarët dyshojnë se shkak i zjarrit është bërë energjia elektrike. Më tej ai u shpreh se Rexha vdiq për nënën, sakrifikoi jetën e tij. 

“Në orën dy e kemi marrë vesh për ngjarjen, kaq informacion kemi. Ka qenë me nënën e me gruan. Djali ka qenë këtu, tre të tjerët jetonin në emigrim. Jemi të dëshpëruar, ka vdekur për nënën, ka sakrifikuar jetën. Po ndihmonte nënën ta nxirrte nga shtëpia, ne shkuam në orën 2 pa çerek. Ishin të gjithë, I gjithë fshati, policia zjarrfikëse, por nuk mundëm. U mundua I shkreti të nxirrte nënën. Kur ka lajmëroi policinë, hyri Brenda të nxirrte nënën por nuk doli dot më jashtë. E kemi gjetur në kuzhinë, Rexhin e kemi gjetur duke u djegur akoma duke u djegur, ishte i shkrirë komplet”, tha fqinji. 

 

neritan koka rexh lushi fatime lushi

Sondazh

Poll