Aktualitet

17 Dhjetor 2019, 08:20 Nga DOSJA

Durrës– Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin “Jewellery”, ku janë arrestuar dy persona pasi u vîdhnîn varset e floririt nga qafa grave të moshuara.

Mësohet se nga Policia janë arrestuar E. T., 34 vjeç dhe  A. G., 35 vjeç, pasi akuzohen se vîdhnîn bizhuteri me vlerë.  Ky i fundit ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Kavajës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Vjêdhje”

Njoftimi i Policîsë:

Finalizohet operacioni policor “Jewellery”.î

Operacioni për goditjen e personave që  vîdhnîn me forcë nga qafa varëset e floririt.

U vidhnin me forcë varëset e floririt nga qafa grave të moshuara në hyrje të pallateve, por falë operacionit të zhvilluar kapen dhe ndalohen dy autorët.

Njëri prej autorëve, person në kërkim me masë sigurie “Arrest në burg” për vjedhje, për llogari të Komisariatit të Policîsë Kavajë.

Zbardhen 7 vjèdhjè me forcë të varëseve të floririt, të kryera nga këta shtetas.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjèdhjève me forcë të bizhuterive grave të moshuara, zbardhjen e disa ngjarjeve të ndodhura më parë, dhe kapjen e autorëve, pas një punë të mirëorganizuar hetimore dymujore, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative për dy shtetas të cilët kryenin këto vjedhje, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Jewellery”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

E. T., 34 vjeç banues në fshatin Arapaj, Durrës.

A. G., 35 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Kavajës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Vjèdhja”.

Këta shtetas në mesditën e datës 10.12.2019 në lagjen Nr. 16, Durrës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në hyrje të pallatit i kanë marrë me forcë një varëse floriri shtetases I. T., 68 vjeçe dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin tip “Opel” që e përdornin për të realizuar vjèdhjet.

Nga veprimet hetimore të kryera duke përdorur edhe metodat proaktive rezultoi se po këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë dy muajve të fundit kanë realizuar disa vjèdhje të varëseve në lagje të ndryshme të qytetit dhe konkretisht:

-Më datë 12.12.2019, në lagjen Nr. 5, Durrës, kanë vjèdhur varësen e shtetases P. G., 64 vjeçe;

-Më datë 04.11.2019, në lagjen Nr. 12, Durrës, kanë vjèdhur varësen e floririt të shtetases D. M., 66 vjeçe;

-Më datë 27.10.2019, në lagjen Nr. 13, Plazh, kanë vjèdhur varësen e floririt shtetases F. T., 67 vjeçe;

-Më datë 23.10.2019, dyshohet se i kanë vjedhur varësen e floririt shtetases H. A., 68 vjeçe;

-Më datë 15.10.2019, në lagjen Nr. 12, Durrës, kanë vjèdhur varësen e shtetases T. B., 71 vjeçe;

-Më datë 10.10.2019, në Rrashbull, kanë vjèdhur varësen e floririt shtetases V. H.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti tip “Opel” që e përdornin për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona në durrës arrestohen dy persona në durrës

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Dhjetor 2019, 22:23

TIRANË– Një nga arkitektët më të njohur në Kosovë, Astrit Nixha thotë se asnjërit prej qytetarëve kosovarë nuk e ka këshilluar që të blejë një aparta...

Aktualitet 16 Dhjetor 2019, 20:36

TIRANË- Debate në “Open”, lidhur me paketën antishpifje. Analisti Andi Bushati është përpalsur me Alfred Pezë, ku e akuzoi këtë të fundit se po mbron ligji...