Politike

"Finalizojmë krijimin e Komitetit të Përbashkët Konsultativ", Rama në Bruksel: Të gatshëm të bëjmë gjithçka për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit në BE

Gjithashtu Rama tha se me këtë Komitet të përbashkët do të kenë mekanizëm tjetër dialogu.

19 Shtator 2024, 09:35 Nga M.B
"Finalizojmë krijimin e Komitetit të Përbashkët
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama, ka marrë pjesë në një konferencë për shtyp me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Ropke, në Brukseli. Në këtë konferencë Rama tha se "jemi" të gatshëm të bëjmë gjithçka për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit në BE. Ai ka shtuar se janë finalizuar procedurat e krijimit të Komitetit të Përbashkët Konsultativ. Gjithashtu Rama tha se me këtë Komitet të përbashkët do të kenë mekanizëm tjetër dialogu.

"Është shumë inkurajuese dhe vërtet na sjell energji të reja fakti që kemi mundësinë të finalizojmë procedurën e krijimit të komitetit të përbashkët konsultativ. Provë e besimit që procesi i integrimit europian nuk është vetëm çështje që i përket qeverisë, por u përket të gjithë qytetarëve, përfshirë shoqërisë civile.

Jam i emocionuar për mbështetjen që na keni dhënë, na jepni mundësinë ti tregojmë qytetarëve tanë se sa e rëndësishme që që rruga drejt anëtarësimit në BE duhet e gjithë shoqëria jo vetëm disa aktorë në vend.

Me këtë komitet të përbashkët do të kemi mekanizëm tjetër dialogu, synimi është të forcojmë bashkëpunimin tonë, provë që jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që mundemi për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit në BE", tha Rama.

 

edi rama

Sondazh

Poll