Politike

Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, nesër homazhe në Kuvend në nderim të ish-deputetit demokrat

Kuvendi përmes një njoftimi ka bërë me dije se homazhet për ish-deputetin demokrat do të mbahen paraditen e së enjtes në sallën e seancave plenare. Më tej në njoftim bëhet me dije se homazhet do të mbahen nga ora 10:00-12:00.

18 Shtator 2024, 15:43 Nga N.F
Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, nesër homazhe në Kuvend në
Gerti Bogdani

TIRANË- Ditën e nesërme, të enjtën do të mbahen homazhet për ish-deputetin demokrat, Gerti Bogdanin. Bogdani u nda nga jeta në moshën 45-vjeçare mesditën e sotme pas një arresti kardiak.

Kuvendi përmes një njoftimi ka bërë me dije se homazhet për ish-deputetin demokrat do të mbahen paraditen e së enjtes në sallën e seancave plenare. Më tej në njoftim bëhet me dije se homazhet do të mbahen nga ora 10:00-12:00.

“Të nderuar kolegë, Ju njoftojmë se Kuvendi i Shqipërisë do të organizojë zhvillimin e homazheve në nderim të ish deputetit Gerti Bogdani, nesër, ditën e enjte, ora 10:00-12:00, në sallën e seancave plenare.”, njofton Kuvendi.

gerti bogdani homazhe kuvend

Sondazh

Poll