Politike

"Të qoftë i lehtë dheu Gert!" Ndarja nga jeta e ish-deputetit Bogdani, Tabaku: Mendja dhe lutjet e mia janë tani për prindërit, Edlirën dhe fëmijët

Ajo thotë se lutet që Zoti tu japë forcë dhe durim të përballojnë dhimbjen dhe mungesën e tij.

18 Shtator 2024, 14:33 Nga M.B
"Të qoftë i lehtë dheu Gert!" Ndarja nga jeta e
Gerti Bogdani

TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-deputetit Gerti Bogdani. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Tabaku shkruan se mendja dhe lutjet e saj janë tani për prindërit, bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Ajo thotë se lutet që Zoti tu japë forcë dhe durim të përballojnë dhimbjen dhe mungesën e tij.

"Të qoftë i lehtë dheu Gert. U ndave shpejt dhe papritur prej nesh. Mendja dhe lutjet e mia janë tani për prindërit, Edlirën dhe fëmijët. Lutem që Zoti tu japë forcë dhe durim të përballojnë dhimbjen dhe mungesën tënde. U prehsh në paqe", shkruan Tabaku.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani ka ndërruarjetë sot në moshën 45-vjeçare. Mësohet se Bogdani ka pësuar arrest kardiak në ambientet e hotel Rogner në Tiranë. Ai ka lënë pas dy fëmijët, Ajrën dhe Reinartin, si edhe bashkëshorten, aktivisten Edlira Çepani.

gerti bogdani

Sondazh

Poll