Politike

Rama shkon 11 hapa para të tjerëve, Ilva Gjuzi zv/ministre e Mjedisit

Kohët e fundit kanë marrë vëmendje të shtuar se si figurat e reja janë duke lartësuar imazhin dhe punën e Edi Rames. Mesa duket kjo thurje e lavdeve nga ana e tyre për të nxjerrë sa më të hyjnëzuar kreun e tyre të partisë është shpërblyer me një pozicion të rëndësishëm.

18 Shtator 2024, 19:37 Nga N.F
Rama shkon 11 hapa para të tjerëve, Ilva Gjuzi zv/ministre e Mjedisit
Ilva Gjuzi

TIRANË- Pasditen e sotme janë njoftuar ndryshime të reja në qeveri. Ndryshimet u bënë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ndërsa Rama i ka besuar pozicionin e zv.ministres së Turizmit, Ilva Gjuzit. Gjuzi u prezantua në mbledhjen e fundit të Asamblesë së PS ndërsa ajo u prezantua nga Edi Rama si nënkryetare e Asamblesë.  

Gjuzi kohët e fundit mori një vëmendje të shtuar duke lartësuar imazhin dhe punën e Edi Ramës ndërsa mesa duket kjo thurje e lavdeve nga ana e tyre për të nxjerrë sa më të hyjnëzuar kreun e tyre të partisë është shpërblyer me një pozicion të rëndësishëm. 

"Rama është 10 hapa para të tjerëve," u shpreh Gjuzi disa ditë më parë ndërsa mesa duket kryeministri në këto hapa që është përpara dëshiron të marrë edhe personat të cilat e lavderojnë atë dhe punën e tij. 




ilva gjuzi rama

Sondazh

Poll