Aktualitet

Aksident me pasojë vdekjen në aksin Plepa-Shkozet/ Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin, ndërron jetë në vend

Për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi 64-vjeçar i motomjetit.

18 Shtator 2024, 18:22 Nga S.B
Aksident me pasojë vdekjen në aksin Plepa-Shkozet/ Drejtuesi i
pamje nga ngjarja

DURRËS- Një aksident fatal ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor “Plepa-Shkozet”. Bëhet me dije se rreth orës 18:00, 64-vjeçari L.Z ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit duke u rrëzuar. 

Për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi 64-vjeçar i motomjetit.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasi L. Z., 64 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është rrëzuar.

Si pasojë 64-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

aksident plepa shkozet

Sondazh

Poll