Aktualitet

EMRI/ Plagosja me armë zjarri e shqiptarit në Greqi, zbardhen detaje të reja, dhunoi gjeorgjianin për pazare droge, ai u kthye dhe…

Siç raportohet nga mediat greke tre shqiptarë kanë rrahur një gjeorgjian për prishje të pazareve të drogës.

18 Shtator 2024, 14:41 Nga E. D
EMRI/ Plagosja me armë zjarri e shqiptarit në Greqi, zbardhen detaje
pamje nga vendngjarja

GREQI- 36-vjeçari Ergert Lusha është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Athinë. Siç raportohet nga mediat greke tre shqiptarë kanë rrahur një gjeorgjian për prishje të pazareve të drogës.

Por gjeorgjian është larguar dhe më pas është kthyer i armatosur, duke hapur zjarr ndaj shqiptarëve e duke plagosur njërin prej tyre, Ergert Lushën nga Elbasani.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Kerameikou” dhe “Iasonos” në lagjen “Kerameiko” të Athinës. Shqiptari mësohet se është plagosur në këmbë dhe është transportuar në spitalin “Genimatas” të Athinës. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka gjetur 6 gëzhoja armë zjarri.

ergert lusha

Sondazh

Poll