Aktualitet

Furgoni përplas 6-vjeçaren në Lezhë, e mitura niset me urgjencë drejt Traumës

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit. 

18 Shtator 2024, 16:55 Nga S.B
Furgoni përplas 6-vjeçaren në Lezhë, e mitura niset me
foto ilustruese

LEZHË- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shënkoll të Lezhës. Bëhet me dije se një furgon i cili transportonte nxënës shkolle, ka përplasur një fëmijë të moshës 6-vjeçare.

Si pasojë e dëmtimeve të rënda, e mitura është nisur me urgjencë drejt Traumës në Tiranë. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit. Mësohet se e mitura po kthehej nga shkolla në momentin e aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

 

lezhe aksident

Sondazh

Poll