Aktualitet

Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, reagon bashkëshortja e ish-deputetit, Edlira Çepani

Ajo gjithashtu shtoi se homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen nesër në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë. 

18 Shtator 2024, 17:57 Nga N.F
Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, reagon bashkëshortja e ish-deputetit,
Gerti Bogdani dhe Edlira Çepani

TIRANË- Bashkëshortja e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani ka reaguar për herë të parë në lidhje me ndarjen nga jeta në mënyrë të papritur të bashkëshortit të saj. Përmes një postimi në llogarinë e saj në "Facebook", Edlira Çepani ka bërë me dije se ceremonia e varrimit të bashkëshortit të saj do të bëhet në varrezat e Sharrës.

Ajo gjithashtu shtoi se homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen nesër në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë. 

"Me hidhërim të thellë, njoftojme humbjen e parakohshme të babait, bashkëshortit, djalit, vellait Gerti Bogdani. Njoftojmë se homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës," thuhet në reagim.

edlira Çepani gert bogdani

Sondazh

Poll