Aktualitet

Kultivoi kanabis në pronën e saj, arrestohet 59-vjeçarja në Selenicë

Bimët narkotike u asgjësuan përmes djegies.

18 Shtator 2024, 16:37 Nga S.B
Kultivoi kanabis në pronën e saj, arrestohet 59-vjeçarja
foto ilustruese

SELENICË- Një 59-vjeçare me inicialet L.M është arrestuar ditën e sotme në Selenicë. Bëhet me dije se në pronën e saj në fshatin Gjorm, janë gjetur të kultivuara 6 bimë kanabis.

Bimët narkotike u asgjësuan përmes djegies.

Njoftimi i policisë:

Stacioni i Policisë Selenicë arrestoi shtetasen L. M., 59 vjeçe, banuese në fshatin Gjorm, Selenicë, pasi gjatë kontrollit në pronën e saj, në fshatin Gjorm, u gjetën të kultivuara 6 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me djegie.

selenice kanabis

Sondazh

Poll