Aktualitet

Hetimi për ish-kompleksin Partizani/ Merret e pandehur për pastrim parash Andia Pustina

SPAK ka vendosur ti komunikojë akuzën Pustinës, e cila konsiderohej si e besuara në biznesnin “Home Plan”.

18 Shtator 2024, 14:08 Nga M.B
Hetimi për ish-kompleksin Partizani/ Merret e pandehur për pastrim
Andia Pustina

TIRANA- Andia Pustina është paraqitur në SPAK iu komunikua akuza për veprën penale ''pastrim parash'' lidhur me hetimet që Prokuroria Speciale ka zhvilluar për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Ajo u paraqit së bashku me avokaten Klodiana Gjyzari. Pustina konsiderohej si e besuara në biznesnin “Home Plan”.

Referuar dëshmive që ka dhënë biznesmeni Bektashi, Pustina përgatiste dokumentacionin, qoftë në aspektin juridik ashtu edhe financiare për kompaninë.

“Të gjitha aktet që lidhen me aktivitetin e shoqërisë “Homeplan” si nga ana financiare dhe juridike i kanë përgatitur Andia Pustina dhe unë vetëm i nënshkruaja....Unë nuk kam marrë pjesë pra në procesin e vendimmarrjes por vetëm i nënshkruaja ato që përpilonte Andia Pustina. Për nënshkrimin e çdo akti që lidhet me shoqërinë “Homeplan” unë shkoj tek zyra e Andia Pustinës, që ndodhet përballë librit Universitar dhe i nënshkruaj aty. Mua me telefonon Andia për të vajtur dhe për të nënshkruar…”, ka deklaruar Bektashi.

andia pustina

Sondazh

Poll