Aktualitet

Skandali te Onkologjiku/ Gjykata e Apelit lë në fuqi masën "arrest në shtëpi" për Edmond Gashin

Për të dyshuarit Brikena Qiriazi dhe Halil Gashi, Apeli vendosi të shfuqizojë masën e sigurisë "detyrim për paraqitje", duke i lënë pa masë sigurie.

18 Shtator 2024, 14:21 Nga S.B
Skandali te Onkologjiku/ Gjykata e Apelit lë në fuqi masën
mjeket dhe farmacisti

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për Edmond Gashin, mjekun e akuzuar për skandalin tek Onkologjiku. Farmacistin Florian Marku, Apeli e liroi nga masa e "arrestit në shtëpi" dhe caktoi për të masën e "detyrimit për paraqitje". 

Për të dyshuarit Brikena Qiriazi dhe Halil Gashi, Apeli vendosi të shfuqizojë masën e sigurisë "detyrim për paraqitje", duke i lënë pa masë sigurie. Në të njëjtin vendim, Apeli i Posaçëm dërgon në Gjykatën e Lartë për shqyrtim të kompetencës lëndore të Gjykatës së Posaçme për kompetencën lëndore të pjesës së procedimit penal me objekt faktin penal të administrimit të burimit të “Kobaltit”, me persona nën hetim B.Q. dhe D.K.

Skandali te Onkologjiku

Gjykata e Tiranës caktoi 7 masa "arrest shtëpie" dhe "detyrim paraqitje" për mjekët e spitalit Onkologjik ku dhe u raportua skandali. Prokuroria e Tiranës ka zbardhur skenën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik. 

Në njoftim thuhet se nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave. Gjithashtu po nga hetimet e kryera ka rezultuar se në Spitalin Onkologjik prej vitit 2021 është instaluar një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e pacientëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, pajisje kjo që mësohet se nuk është shfrytëzuar.

Por skema abuzimit nuk ndalej vetëm me orientimin tek spitali privat në pronësi të një prej të akuzuarve, mjekët në fjalë drejtonin pacientët e tyre edhe për ilaçe në farmaci private. Për këto të fundit nuk përjashtohet mundësia që të jenë furnizuar po nga mjekët e onkologjiku për nxjerrjen e ilaçeve nga spitali për tregtim në farmacitë e tyre private.

spitali onkologjik skandali i onkologjikut

Sondazh

Poll